Gjirokastër, kaloi mallra kontrabandë, pranga doganierit
Një doganier është arrestuar sot nga specialistët kundër krimit financiar, në pikën kufitare të Kakavijës. Agron Basha 43 vjeç, me profesion doganier është prangosur pasi ka lejuar kalimin e mallrave pa zhdoganim. Gjithashtu policia ka arrestuar edhe tregëtarin Pëllumb Kaziun 37 vjeç i cili kshte futur përmes pikës së Kakavijës një sasi malli, për të cilën nuk kishte paguar asnjë detyrim doganor. Sipas burimeve policore Kaziu kur ishte ndaluar nga shërbimet e policisë në aksin rrugor Gjirokastër - Tepelenë është prezantuar si oficer policie i Krimit Ekonomik në Tiranë dhe në automjetin e tij mbante një fenelinë me ngjyrë blu të ndezur mbi kabinë. Të dy shtetasve u rëndon akuza për kontrabandë mallrash dhe policia po bën hetime të mëtejshme lidhur me mallin.