E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona pergatitet per feste, koncert i U-2

Konfirmohet zyrtarisht se ne fund te sezonit grupi i njohur muzikor, U-2 do te jape nje koncert madheshtor para tifozeve te Barcelones. Data e ketij koncerti do te jete me 30 qershor dhe do ta mbahet, ne stadiumin legjendar te Bercelones, "Kamp Nou". Pritet nje numer rekord pjesemarresish. Barcelona ndiqet nga 100 mije tifoze, ne ndeshje te rendesishme te kampionatit. Klubi katalanas deklaron se ka paguar 1 milion dollare per te mundesuar marreveshjen, me nje nder grupet me te mira muzikore, per momentin. Barca po pergatitet per feste, edhe pse titullin nuk e ka siguruar ende, matematikisht. Paraqitjet e ketij sezoni e bejne favorite kryesore klubin katalanas. Barcelona eshte edhe ne finale te kupes se Spanjes, te cilin pretendon te fitoje ndaj Bilbaos.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›