Para ndeshjes, Murinjo ne kafe me Nevil
Si mund te fitohet ndeshja me kampionet e Evropes dhe te botes, Mancester Junajtid? Mjafton nje takim para ndeshjes, mes Murinjos dhe nje lojtari qe ka qene pjese e ketij ekipi, per te mesuar hilet. Gjithcka organizohet nga trajneri i Interit, me qellim qe te fitohet beteja me e veshtire, e sezonit. Ndoshta duhet pyetur edhe Fil Nevil, per kete ceshtje. Megjithate, tekniku zikalter, Hoze Murinjo eshte fotografuar, duke pire nje kafe, me ish-lojtarin e Mancester Junajtid, ne ambientet e nje hoteli, gjate nates se kaluar. Mediat angleze kane zbuluar gjithcka dhe deklarojne se portugezi degjoi me shume vemendje 32-vjecarin, qe eshte vellai i Geri Nevil, aktualisht lojtar i Mancesterit, po edhe shok i ngushte i shume futbollisteve qe luajne ne "Old Trafford", me ekipin e pare. Hoze Murinjo bisedoi me Fil Nevij dhe nje shokun e tij, ne nje lokal te "Hilton Hotel". Mesohet se Murinjo ka dashur te marre sa me shume te dhena dhe te mesoje te gjitha hilet e mundshme, per djajte, me qellim qe Interi i tij te siguroje me cdo kusht, nje bilete per ne cerekfinale te Liges se Kampioneve. Ish-trajneri i Celsit, Murinjo ka dashur te njohe me ne detaje planet e kolegut te tij, tek Mancester Junajtid, i cili arriti dhe mori nje barazim pa gola, ne ndeshjen e pare qe u zhvillua ne "San Siro". Takimi i Nevil dhe Murinjos zgjati 10 minuta, ne ambientet e ketij lokali. Nderkohe, pak dite me pare, Murinjo eshte folur se do te jete pasuesi i Aleks Fergusonit, ne stolin e djajve te kuq. Por kjo eshte hedhur poshte nga zedhenesi i trajnerit. Sipas tij, Murinjo eshte trajner i nje klubi te madh dhe po mendon sukseset, me Interin. Madje Murinjo ka nje kontrate me klubin zikalter, me te cilin jane planifikuar disa suksese. Aktualisht Interi i Murinjos eshte ne vend te pare, ne kampionatin italian dhe favorit per te fituar titullin kampion. Para ndeshjes se sotme, te Liges se kampioneve, trajneri i Interit u shpreh se egoja nuk do ta lejoje te largohet tek Mancester Junajtid. Sipas Murinjos, Interi pret te kualifikohet me Mancester Junajtid dhe pas ketij momenti nuk do te kete me shanse te largohet.