Gjirokastër, kapen 19 klandestinë
Policia e Gjirokastrës gjatë një operacioni anti-trafik ka ndaluar 19 klandestinë të cilët kishin kaluar ilegalisht kufirin.
Lajmi bëhet i ditur nga policia lokale, sipas të cilës klandstinët vinin nga Pakistani dhe Eritrea dhe synonin të arrinin në Greqi përmes vendit tonë.
Sipas policisë, klandestinën e ndaluar lëviznin nëpërmjet shtratit të lumit Drino ndërsa dyshohet se një 26-vjeçar nga Pakistani i identifikuar si Ambra Naved mund të jetë pjesë e një grupi kriminal të cilët merren me trafikimin e klandestinëve.
Muajt e fundit ka pasur një dyndje të shtetasve të huaj të vendeve të treta që vijnë nga Greqia për në Shqipëri për të shkuar më pas për në vendet e Bashkimit Europian.
Gjatë javëve të fundit janë zhvilluar dhjetra operacione nga Policia Kufitare e Kakavijës dhe nga Sektori Kundër Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër ku janë ndaluar qindra klandestinë