E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, plagosje me armë zjarri tek Rruga e Elbasanit

Një person është plagosur me armë paraqiten e sotme në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në Rrugën e Elbasanit, pranë Shkollës së Baletit ndërkohë që i plagosur ka mbetur shtetasi Fatjon Dauti.

Menjëherë i plagosuri është dërguar me urgjencë në spital ku po merr edhe ndihmën mjekësore.

Dyshohet se shkak për ngjarjen është bërë një grindje mes të plagosurit dhe disa personave, ende të paidentifikuar.

Ndërkohë, policia e cila ka shkuar menjëherë në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›