Gjirokaster kapen 34 emigrante

Policia në qytetin e Gjirokastrës ka ndaluar gjatë orëve të natës mes së premtes dhe së shtunës 34 emigrantë klandestinë.
Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave emigrantët vinin nga Maroku, Pakistani dhe Eritrea dhe synonin të arrinin në Greqi përmes vendit tonë. Burimet saktësojnë se 20 prej klandestinëve janë kapur në fshatin Subash, në aksin Gjirokastër-Tepelenë. Konfliktet e armatosura që kanë përfshirë vendet e mësipërme por edhe të tjera si Siria, Egjipti e Tunizia bëjnë që banorët e tyre të braktisin shtëpitë për një jetë më të mirë në Perëndim. Vendet e preferuara të emigrantëve për zbarkim janë Italia dhe Greqia, të cilat herë përdoren si tranzit për në vendet e tjera, por në shumicën e rasteve edhe si destinacione. Së fundmi, për të arritur planet e tyre klandestinët kanë zgjedhur edhe Shqipërinë. Pak ditë më parë një varkë me emigrantë sirianë u nis nga Shqipëria për të arritur brigjet italiane dhe pas shumë vështirësish u shpëtua nga roja bregdetare e vendit fqinj. / Top Channel