E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvend Meta pret Sequin

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka pritur të shtunën në një takim ambasadorin e Bashkimit Evropian në Tiranë, Ettore Sequi, me të cilin ka biseduar për veprimtarinë e Kuvendit gjatë sesionit të ri.

Në një deklaratë të përbashkët për mediat pas takimit, zoti Meta ka deklaruar se shpreson që punimet parlamentare këtë vit të karakterizohen nga fryma e konsensusit dhe jo ajo e konfliktit, që pengoi marrjen e statusit. “Vlerësojmë BE-në për mbështetjen që i jep Shqipërisë dhe Kuvendit. Po punojmë që të forcojmë më tej marrëdhëniet e institucioneve tona me ato të BE-së. Gjithashtu, do punojmë që të kemi një bashkëpunim sa më konstruktiv mes pozitës dhe opozitës. Të gjithë e dinë që mungesa e bashkëpunimit ka qenë pengesa kryesore në procesin e integrimit. Kështu që besoj se do të kemi bashkëpunim për të ecur më shpejtë”, ka deklaruar Meta. Në të njëjtën linjë është shprehur edhe ambasadori Sequi, i cili ka theksuar se Bashkimi Evropian pret të shohë bashkëpunim konstriktiv mes palëve. “Mund ta quaj konstruktiv takimin me kryetarin e Parlamentit. Shpresojmë dhe besojmë se ky do të jetë një parlament ku do të mbizotërojë bashkëpunimi. Shpresojmë që ky bashkëpunim do të jetë i përbashkët, si nga pozita dhe opozita. BE pret të shohë bashkëpunim”, ka thënë Sequi. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›