E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër, kapen 500 kg mariuhanë

Një sasi prej 500 kilogram lëndë narkotike, e dyshuar si marihuanë, është sekuestruar sot në mëngjes në Lazarat (Gjirokastër), gjatë një operacioni të koduar 'Darka jashtë", i ndërmarrë nga Drejtoria Kundër Krimit të Organizuar në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë dhe policinë e qarkut të Gjirokastrës. Burime zyrtare të policisë së shtetit bënë të ditur se gjatë këtij operacioni u arrestuan Beqir Avduli, 44 vjeç dhe nipi i tij 27 vjeçar, Hasan Avduli, të dy lindur dhe banues në Lazarat. Të njëjtat burime thanë se një pjesë e lëndës narkotike është sekuestruar në furgonin me targa GJ 73 20 A, e bërë gati për t'u trafikuar dhe pjesa tjetër në magazinën e shtetasit Beqir Avduli. Nga hetimet dyshohet se lënda narkotike ka qenë e destinuar për trafik jashtë territorit shqiptarë. Ndaj dy të arrestuarëve rëndon akuza "trafikim i lëndëve narkotike", e kryer në bashkëpunim dhe ata do të hetohen nga Prokuroria e Krime të Rënda në Tiranë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›