E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, bllokohet 2 kg kokainë në një makinë

Ka shmangur ndalimin nga shërbimet e policisë së qarkullimit rrugor Lezhë, por është ndalur nga rrugorët e Tiranës, të cilët kanë gjetur në automjetin që drejtonte një sasi prej 2 kg e 624 gram lëndë narkotike, e dyshuar si kokainë. Eduart Çela, 39 vjeç, lindur dhe banues në Krujë, u arrestua mbrëmjen e kaluar në hyrje të kryeqytetit, pasi me automjetin e tij, me targë DR 9182 D, po transportonte një sasi prej 2 kg e 624 gram lëndë narkotike, e dyshuar si kokainë. Sipas informacioneve, lënda narkotike ishte e ndarë dhe paketuar në 5 pako. Mësohet se në cilësinë e provës materiale, policia ka bllokuar 3 aparate telefoni celularë, një shumë prej 36 000 lek dhe 900 euro si dhe mjetin tip Kia Sportage me targe DR 9182 D. 39 vjeçari Çela, sipas policisë, do të hetohet nga prokuroria e Tiranës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›