E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër, kapet 161 kg marjuanë

 

Gjirokastër – Mbrëmë në darkë rreth orës 23:30 policia rrugore e Gjirokastrës ka tentuar tëndalojë një automjet tip Volsvagen me targa të falsifikuara Gj 2954 A. Meqë automjeti nuk i është përgjigjur thirrjes për të ndalur, policia është vënë në ndjekje për rreth një orë në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë. Sipas burimeve nga Gjirokastra në automjet policia e shtetit sekuestroi 161 kg marjuanë të presuar të futur në 6 çanta. Policia nuk ka arritur të kapë autorët pasi dy personat u hodhën në përrua dhe braktisën makinën e tyre duke u larguar nga vendi i ngjarjes. Policia ka shoqëruar dy persona të dyshuar që nuk ju bëhet i ditur identiteti. Hetimet vazhdojnë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›