"Sikur Berisha të mos ishte i përlyer me Gërdecin, do bënte namin"
Është e qartë që Berisha gënjen si dreqi për Gërdecin. Dhe fakti që mbron Fatmir Mediun më duket shumë i dyshimtë. Duket që në fakt mbron dikë tjetër.
Ne e njohim Berishën. Nëse ai do të ishte i papërlyer në këtë punë, ai do ta bënte Fatmirin fërtele. Sepse i duhej dhe një shembull për antikorrupsionin, për të cilin nxjerr aq shumë pështymë nga goja, apo jo? Por, jo. Ai e mbron me fanatizëm dhe dridhet e përdridhet andej-këndej.
Kujt ia hedh këto me "nuk dija gjë", e pastaj thotë "më thanë një ditë se ç'bëhet andej nga Gërdeci". O zotëri, kur ministri të sjell një projektvendim të paligjshëm, ti si kryetar, nuk të shkon mendja ta marrësh mënjanë e ta pyesësh "si është puna o Fatmir?". Jo për gjë o kryetar, po për këtë paguhesh!
Po kur të thonë se ka DIÇKA që mund të plasë "ANDEJ", nuk di të bësh asgjë ti?