E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greva e ish te perndjekurve Majko Halimi te jape sqarime

Deputeti socialist, Pandeli Majko ka kërkuar thirrjen në seance urgjente të ministrit të Drejtësisë Eduart Halimi, për ish të përndjekurit.

Lajmi per aktin e vetedjegies se Gjergj Ndrecës, që ka mbërritur edhe tek deputetët gjatë mbledhjes së Komisionit Parlamentar të Ligjeve, ndërpreu diskutimet për projektligjin e radhës pasi deputeti socialist e konsideroi tejet të rëndë situatën.

Ai vuri theksin tek akti i Gjergj Ndrecës për vetëflijim, duke u shprehur se ky vendim merret ne kushtet e mungesës së komunikimit qeveritar për të negociuar kërkesat e grevës së urisë.

“Akti është human, sakrifikues dhe shpreh dhimbjen për këtë situatë të krijuar”, është shprehur Majko. Ai tha se Ministri Halimi duhet të vijë në Kuvend për të dhene sqarime për përmbushjen e kërkesave të ish të përndjekurve, përse Qeveria po i anashkalon dhe cila është zgjidhja që do t'u ofrohet atyre prej disa ditësh në grevë urie.

Majko tha se situata eshte tejet serioze dhe kerkon nderhyrjen. Kryetari i Komisionit te Ligjeve Ilir Rusmali tha se per kerkesen e deputetit socialist Majko, do te shihet kalendari i punimeve te Komisionit per te pare mundesine sa me te afert te thirrjes se ministrit Halimi ne seance pyetjesh.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›