E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër, makina pëson defekt dhe përplaset me murin, vdes 57-vjeçari

GJIROKASTER – Një 57-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme në Gjirokastër, si pasojë e një aksidenti automobilistik.

Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në Dropullin e Sipërm, ku makina tip Lancia me targa Gj 39 16 A, që drejtohej nga shtetasi Vasil Pero, është përplasur me një mur rrethues.

Përplasja ka qenë fatale për shoferin, i cili udhëtonte i vetëm në makinë. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit fatal ka qenë një defekt në makinë.

Ndërkohë policia po vijon hetimet për të zbardhur ngjarjen.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›