Ndërtime tek Shtëpia e Flamurit, Ministria e Kulturës të mos heshtë
Korçë- Inspektoriati i Ndërtimit ka denoncuar sot ndërhyrjet në rrënojat e Shtëpisë së Flamurit në Korçë. Pas rrethimit me llamarinë të shtëpisë muze në të gjatë natës kanë nisur të kryhen punime.
Është kreu i inspektoriatit ndërtimor Artur Qeramixhi, që ngre sirenën e alarmit duke thënë se insitucionet po heshtin përballë denoncimeve të disa ditëve më parë nga ana e Bashkisë Korçë.
Servet Feka, njëri nga pronarët e ligjshëm të ndërtesës shprehet se do të ndërtojnë pa prishur historinë e Shtëpisë Muze dhe vlerat e tij.
Pak ditë më parë rrënojat e “Shtëpisë së Flamurit ” u rrethuan me llamarina, kurse inspektoriati i ndërtimit depozitoi një padi penale në prokurori.