Bode në Ersekë: Qeveria ka rritur pagat e arsimtarëve
TIRANE -“Qeveria shqiptare ka rindërtuar 1200 shkolla në të gjithë vendin duke i pajisur me kompjutera dhe internet, ka rritur pagat e arsimtarëve dhe punonjësve të shëndetësisë”, - është shprehur Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike dhe kreu i listës së demokratëve për Korçën, Ridvan Bode në qytetin e Ersekës.
Bode reagoi pas akuzave të Ramës drejtuar mjekëve dhe arsimtarëve. “Unë e konsideroj këtë si të papranueshme, e shikoj si një hakmarrje që e majta dhe kryetari i PS-së, siluron në mënyrë të vazhdueshme administratën edhe në sektorin e arsimit dhe sidomos në sektorin e shëndetësisë. Erdhi këtu dhe tha se duhet të kesh çanta me pare që të veshë që të vizitohesh në Spitalin e Kolonjës. Kjo është qesharake sepse pikërisht punonjësit e sektorit të arsimit dhe shëndetësisë janë pikërisht ata që kanë përcuar ato reforma dhe kanë realizuar këto reforma kaq të mëdha”.
Bode tha se “reformat në sektorin e shëndetësisë dhe atë të arsimit do të vijojnë më tej për të përmirësuar, modernizuar, por edhe për të rritur cilësinë e shërbimeve ndaj qytetarëve.”
(er.nu/BalkanWeb)