Gjirokastër, mbahet takimi për mbrojtjen e vlerave të qytetit
GJIROKASTËR- Investimet dhe problematikat kanë qenë në qëndër të një takimi të organizuar nga zyra e UNESCOS në qytetin e Gjirokastrës. Aktiviteti, i cili është konceptuar në disa etapa ka pasur për qellim evidentimin e investimeve dhe ndërhyrjeve të deri tanishme, për mbrojtjen dhe ruajtjen e vlerave të qytetit muze.
Fillimisht takimi ka vijuar në formën e një bashkëbisedimi, ku janë prezantuar risitë dhe vlerat e qytetit në objekte të vecanta, e më pas specialistë të trashëgimisë janë ndalur në një vizitë në terren, duke parë nga afër gjendjen e zonës muzeale.
Sipas krerëve të trashëgimisë kulturore, në 6 vite UNESKO në Gjirokastër janë bërë shumë invetsime, duke shpëtuar madje disa objekte nga degradimi total, por ka ende shumë për të bërë në këtë drejtim, pasi evidentohen shume problematika, një prej të cilave mbeten ndërtimet e paligjshme, ku llogariten jo vetëm hapësirat e vogla dhe shtesat, por edhe katet e larta të pallateve të ndërtuara të cilat, sipas specialisteve prishin imazhin e identitetit të Gjirokastrës.
Shumë shpejt në këtë këndvështrim Drejtoria Rajonale e Kulturës, Instituti i Monumenteve dhe Bashkia e Qytetit do të kenë një plan mbi problematikat e ndërtimeve të paligjshme.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)