Zhgënjen Skënderbeu, debutim me humbje në Champions
Skënderbeu ka debutuar me humbje në Champions League, duke u mundur 0-2 nga Apoeli i Nikozias, në ndeshjen e zhvilluar në Korçë. Edhe pse tifozët e skuadrës kampione të Shqipërisë ishin përgatitur për festë, në fund kanë qenë ishullorët ata që e kanë bërë një gjë të tillë.
Skënderbeu ka qenë i pafuqishëm për të përballuar një ekip si Apoeli, që vetëm dy vjet më parë ishte në fazën në grupe të Champions League. Skuadra mike ka treguar se mbetet më eksperte në kompeticione të tilla dhe fitorja, pavarësisht pjesës së parë të përfunduar 0-0, ka qenë tepër e thjeshtë. Korçarët nuk kanë besuar aq shumë te vetja, duke luajtur për një pjesë të madhe të kohës në mbrojtje dhe duke mos rrezikuar thuajse asnjëherë seriozisht. Madje, dy rastet më të mira të tyre ishin pasi rezultati kishte shkuar 0-2 për ekipin qipriot, gjë që tregon edhe për diferencën e madhe në fushën e lojës.
Për Skënderbeun ishte ndeshja e parë në Ligën e Kampioneve, por ajo ka rezultuar një zhgënjim i vërtetë, përpos faktit se përballë ishte një ekip më i madh në emër. Të vetmit që kanë merituar fjalët më të mira në takimin e mbrëmshëm kanë qenë tifozët korçarë, që kishin mbushur plot shkallët e stadiumit edhe pse luhej në një ditë të nxehtë vere.
Ndeshja
Apoeli i Nikozias nuk ka mundur të gjejë dot rrugën e rrjetës në pjesën e parë edhe pse shanset e krijuara kanë qenë vërtet të shumta. Manduka e Solari kanë qenë dy futbollistët më të rrezikshëm për ishullorët, por ata kanë humbur edhe raste në limitet e të pabesueshmes. Në krahun tjetër, korçarët kanë sulmuar shumë pak, me disa shpërthime të Dos Santos dhe me ndonjë top të harkuar me kujdes nga Shkëmbi.
Në fillimin e pjesës së dytë miqtë janë futur në fushë më të vendosur dhe pas vetëm 6 minutash kanë gjetur rrugën e golit me Moraes. Një top i futur nga e djathta nuk është larguar mirë nga mbrojtësit dhe lojtari brazilian ka përfituar duke mposhtur Shehin. Pas vetëm 4 minutash, Apoeli ka shënuar edhe golin e dytë, këtë herë me Mandukën. Goditja e tij nga kufijtë e zonës ka qenë e një mjeshtërie të rrallë dhe ka përfunduar ne cepin e portës së mbrojtur nga Shehi. Pas këtij goli, situatat në fushë u qetësuan, sepse as Skënderbeu dhe as qipriotët nuk kanë tentuar më të gjejnë rrugën e golit.
Apoeli ka patur dy-tre mundësi të mira, por nuk i ka shfrytëzuar si duhet ato, duke mos lejuar ndryshimin e rezultatit deri në fund.
(a.h/A.LATIFI/BalkanWeb)