E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër, mbi 10 mijë turistë në 5 muajt e fundit

Drejtoresha e Zyrës së Administrimit dhe Koordinimit të Qytetit Muzet të Gjirokastrës (ZAKQMGJ), Ermira çuberi konfirmoi sot se fluksi më i madh i turistëve është regjistruar në Maj, kohë kur u çel dhe ekspozita me shpikjet e gjeniut italian, Leonardo Da Vinçi në Kala.

"Gjatë ekspozitës 10-ditore, kalaja u vizitua nga 6 mijë turistë, shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë gjatë 20 viteve të fundit. Parashikohet që ky numër të rritet gjithmonë e më shumë. Ne jemi vazhdimisht në kontakt me agjenci të ndryshme turistike vendase dhe të huaja që na kanë konfirmuar se një numër i lartë turistësh e kanë përzgjedhur Gjirokastrën si një destinacion turistik", shprehet çuberi.
çuberi shprehet se investimet e kryera në Kala si dhe aktivitetet e rëndësishme janë çelësi i suksesit të rritjes së numrit të turistëve. Gjatë vitit 2009, që u cilësua si viti më i suksesshëm turistik, qyteti i gurtë u vizitua nga rreth 20 mijë turistë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›