Internacionalja SocialisteRama në 20 qershor në SHBA
TIRANE-Një delegacion i socialistëve shqiptarë, kryesuar nga Edi Rama pritet të shkojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për një takim të rëndësishëm të Internacionales Socialiste. Kjo është konfirmuar dje, nga sekretarja ndërkombëtare e PS-së, Arta Dade.
“Internacionalja socialiste mban mbledhjen e këshillit të Internacionales. është interesant fakti që mbledhja e këshillit bëhet në Nju Jork, në selinë e OKB-së. Besoj që delegacioni shqiptar i kryesuar nga Edi Rama, do të ketë një pjesëmarrje aktive, në mënyrë të veçantë, dhe pas mbledhjes që u mbajt në Tiranë”, - deklaroi dje, për mediat, Dade. Ashtu si edhe në takimin e fundit të komitetit të Evropës Juglindore të Internacionales, në Tiranë, edhe në Nju Jork pritet të diskutohet gjithashtu për situatën politike shqiptare, e cila mbetet në ngërç. Takimi në Nju Jork nis në 20 qershor dhe atje pritet të marrin pjesë edhe kryeministri i Greqisë, njëherësh edhe kreu i PASOK-ut, Jorgo Papandreu, apo kryeministri spanjoll Hose Luis Zapatero. Të pranishëm mendohet të jenë edhe përfaqësuesit e Partisë Demokratike Amerikane. Takimi i Internacionales ka ditë që është planifikuar nga kryetari i PS-së, por ndërkohë pritej një takim i mundshëm me kreun e qeverisë, Berisha, për nënshkrimin e marrëveshjes për zgjidhjen e krizës politike në vend. Sekretarja ndërkombëtare e PS-së, Arta Dade tha dje, se Konferenca e Internacionales është në datën 20 qershor, dhe një takim i mundshëm mund të bëhej para kësaj date. “Ne jemi dakord me draftin, i cili ka qenë në duart e politikës, por edhe në duart e ekspertëve respektivë, të cilët kanë punuar, janë takuar disa herë dhe që përfaqësojnë PD-në dhe PS-në. I takon Sali Berishës që të japë OK, dhe të mos i çojë gjërat përtej caqeve”, - tha Dade.
(d.b/BalkanWeb)