Korçë, në pranga kancelari e kryepolici për korrupsion

Dy punonjës së Gjykatës së Korçës janë vënë në pranga nën akuzën e korrupsionit. Në kuadër të operacionit "Kancelari", policia ka arrestuar shtetasin Arben Hoxha, 51 vjeç banues në Korçë shefi i personelit të burgut në Korçë si dhe kancelarin e gjykatës Shkëlqim Kajmaku , 52 vjeç, banues në Korçë .
Mbi shtetasit rëndon akuza e korrupsionit pasiv nga persona që ushtrojnë funskione publike në bashkëpunim.
Arben Hoxha është kapur në flagrancë pasi i kishte marrë shumën 500 mijë lekë një qytetari për nxjerrjen më shpejt të një vendimi ekzekutimi të një çështje civile, vendim që ishte nxjerrë nga kancelari i gjykatës, Kajmaku.
Në momentin e ndalimit shtetasve iu sekuestrua 500 mijë lekë dhe vendimi i gjykatës.
Policia vijon hetimet për zbardhjen e fakteve për shkeljet lidhur me nxjerrjen e këtij vendimi.