E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokaster mungojne kanalizimet


Rrjeti kompleks i kanalizimeve në fushën e Dropullit, gjendet sot pothuajse i shkatërruar prej mosinvestimit dhe braktisjes.

Kjo tokë që dikur mbillej me dhjetëra kultura dhe furnizonte me prodhim të gjithë jugun e vendit sot prodhon vetëm bimë foragjere e ushqim për blektorinë. Toka në këtë zonë ose jepet me qera si kullotë ose është braktisur plotësisht. Specialistët e bujqësisë thonë se rrjeti i kanalizimeve për ujitje dhe kullim është shkatërruar prej vitesh dhe nuk mund t'i shërbejë prodhimit.

Në Dropull shumica e banorëve kanë emigruar në Greqi dhe të rikthyerit e viteve të fundit tentojnë të celin biznese që nuk kanë lidhje me bujqësinë.

Investimi për një fermë bujqësore sipas banorëve është shumë i kushtueshëm pasi gjithshka duhet të nisë me riparimin e kanalizimeve, investim që nuk mund ta bëjë secili më vete. Nga ana tjetër fermerët thonë se nuk kanë pasur asnjë garanci për tregun e produkteve.

Gjatë 20 viteve të fundit janë përfituar disa herë fonde prej programeve europiane ndërkufitare për të bërë studimin dhe sistemimin e rrjetit vaditës dhe kullues të Fushës së Dropullit, investime të cilat nuk u bënë asnjëherë transparente për publikun. Sot cdokush mund të shohë vetëm fushën e madhe djerrë të Dropullit dhe harresën që e mbulon prej vitesh.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga socialja Korcë, seminar për vlerat arkeologjike
Zonat arkeologjike pavarësisht se janë një pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore të rajonit jug-lindor mbeten pak ose aspak të njohura në rajonin e Korcës. TKZ, ndeshje bamirësie për jetimët
Tifozët Kuq e Zi kanë marrë përsipër zhvillimin e një aktiviteti bamirësie. Në datën 9 dhjetor në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa” do të zhvillohet një ndeshje futbolli mes tyre, për t’u ardhur në ndihmë fëmijëve jetimë. Korcë, fshati me ujë të ndotur
Amortizimi i tubave në rrjetin e ujit të pijshëm ka bërë që në fshatin Rëmbec banorët të kenë ujë të ndotur duke u përballur kështu me një rrezik të lartë. Dropulli i Poshtëm, gjashtë fshatra një muaj pa ujë
Mijëra banorë të 6 fashtrave në komunën e Dropullit të Poshtëm prej 6 muaj nuk furnizohen me ujë të pishëm. Uji i cili vjen prej burimit të Nepravishtës humbet rrugës prej dëmtimeve të paligjshme, rënies së nivelit të burimit dhe investimit të ndërprerë për ndërtimin e një ujësjellësi për këtë zonë. Mbrojtja e personave me aftësi të kufizuara
Për shkak të zisë kombëtare që përkon me Ditën Ndërkombëtare të Aftësise së Kufizuar, shoqatat përfaqësuese të kësaj kategorie kanë hartuar një rezolutë drejtuar institucioneve më të larta të shtetit dhe përfaqësive të huaja në vend lidhur me mosrespektimin e të drejtave dhe lirive të tyre.


Lajmet kryesore

Euro vijon dobësimin kundrejt lekut
Në fundjavë agjencitë e pranuan për 137 lekë
Prodhimi i naftës vijon rritjen
Berisha: Me Ramën rrëzuam Nanon
Rama vizitë në Maqedoni
Tragjedi në Tiranë, shuhet familja

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›