Zgjedhjet ne Rusi rezultatet paraprake

Rezultatet paraprake të zgjedhjeve parlamentare në Rusi, që u konsideruan si nje test për Vladimir Putin, tregojnë se partia e udhëhequr prej tij, “Rusia e Bashkuar” ka humbur përkrahjen nga 64 % në 2007, në 48.5 % në 2011.
Duke iu referuar këtyre shifrave, të publikuara nga televizioni shtetëror, kjo forcë politike siguron 220 dhe jo 315 deputetë në Dhomën e Ulët të Parlamentit, me 450 përfaqësues. E thënë më thjeshtë, nuk siguron dy të tretat e nevojshme, nuk mund të bëjë modifikime në kushtetutë, por mbi të gjitha do të shfaqen pengesa për dyshen Putin-Medvjedev, përpara zgjedhjeve presidenciale të marsit.
I vetmi grup i pavarur monitorues, “Golos” paraqiti 5300 ankesa për shkelje të ligjit electoral, kryesisht nga partia “Rusia e Bashkuar”, ndërsa faqja e internetit është sulmuar nga hakerat. Ky grup vëzhguesish nuk është e lidhur me asnjë parti dhe financohet nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian.
Të premten “Golos” u gjobit me 1000 dollarë nga gjykata e Moskës për shkelje të ligjeve që ndalojnë publikimin e sondazheve pesë ditë përpara zgjedhjeve.
Hakerat kanë sulmuar edhe faqen online të radios popullore Moskoë Echo.
Disa aktivistë të opozitës u arrestuan gjatë një proteste në qendër të Moskës. Rreth 30 anëtare të Levizjes politike “Fronti i Majtë” së bashku me grupimin “Fronti ROT” u mblodhën në afërsi të Kremlinit për të protestuar kundër zgjedhjeve. Protestuesit bërtisnin: “Zgjedhjet janë një farsë”. Sipas mediave, të paktën 12 protestues u lanë në qeli.
Të paktën 300 vëzhgues ndërkombëtarë ndodhen në Rusi
“Kemi patur bashkëpunim të mirë me autoritetet e federatës ruse, por nuk mund të them më shumë se kaq për momentin sepse koha e vlerësimit vjen nesër, vecanërisht pasi ne analizuam të gjitha të dhënat nga të gjitha qendrat e votimit që vëzhguesit tanë po monitorojnë sot”, tha Janez Lenarcic, Drejtori për insititucionet demokratike, OSBE.
Shtatë parti kanë paraqitur kandidatët e tyre, nga 11 formacione politike që ishin në vitin 2007. Duke iu referuar rezultateve paraprake, komunistët dhe Rusia e Drejtë kanë shënuar rritje në perkrahje, respektivisht me 19.8% dhe 14.1 %. Po kështu edhe nacionalistët e liberaldemokratët, Vladimir Zhirinovski me 11.4 %.
Në Rusi u votua në nëntë zona me orare të ndryshme dhe procesi nisi prej së shtunës.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Euro vijon dobësimin kundrejt lekut
Në fundjavë agjencitë e pranuan për 137 lekë
Prodhimi i naftës vijon rritjen
Berisha: Me Ramën rrëzuam Nanon
Rama vizitë në Maqedoni
Tragjedi në Tiranë, shuhet familja