Kuvend miratohet buxheti 2012

Kuvendi miratoi ligjin për buxhetin e shtetit të vitit 2012 me 71 votat e maxhorancës. Opozita votoi kundër ligjin pasi mazhoranca nuk pranoi asnjë nga propozimet e saj.
Përpara votimit në sallë ka patur debate të ashpra midis deputetëve të opozitës dhe ministrit të Financave mbi politikat fiskale dhe vecanërisht ato që mbrojnë shtresat në nevojë me të ardhuraa të pakta. Partia Socialiste propozoi sërish rikthimin e taksës progresive dhe heqjen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar për disa produkte bazë të konsumit të gjerë, por ministri i Financave tha se kjo do të kishte efekte negative në ekonomi.
Buxheti i shtetit për vitin 2012 u votua në parim javën e kaluar. Ai parashikon 396 miliardë lekë shpenzime të qeverisë dhe 355 miliardë lekë të ardhura. Diferenca do të financohet përmes borxhit të ri që do merret gjatë vitit të ardhshëm në masën 41 miliardë lekë ose 3 për qind e prodhimit kombëtar.
Buxheti i vitit të ardhshëm parashikon një total shpenzimesh me vlerë rreth 397 miliardë lekë, ose vetëm 1.5% më tepër se buxheti i këtij viti (para ndryshimeve). Duke e krahasuar me projektin e korrikut, ku qeveria shkurtoi 18 miliardë lekë, drafti i 2012-s nuk shkon më tepër në rritje me 5%. Sa u takon investimeve, nuk parashikohet rritje e tyre, duke i mbajtur të njëjta si me 2011-n, rreth 70 miliardë lekë, kurse të ardhurat parashikohen në 352 miliardë lekë. Një javë më parë, seanca e Kuvendit u zhvillua me debate ndërmjet mazhorancës dhe opozitës që kishin të bënin me draftin në parim të projekt-buxhetit të shtetit. Për më tepër se 12 orë socialistët dhe demokratët debatuan ashpër ndaj projektbuxhetit ku opozita paraqiti 12 kushte për votimin pro të draftit të paraqitur nga ana e qeverisë. Por qeveria nuk e pranoi një propozim të tillë të paraqitur nga kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi. Ndërkohë që Komisioni parlamentar i Ekonomisë pritet të paraqesë relacionin final, ku parashikohet edhe lëvizja e fondeve sipas institucioneve përkatëse.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Merkozy dhe post-demokracia
Eni Vasili - Dyshja Angela Merkel dhe Nikolas Sarkozy u pagëzuan tashmë nën një emër të vetëm, që më shumë se një cinizëm francez gazetaresk, shënjon emërtimin e një kohe të re.
Sheshi dhe leshi i Tiranës
Artan Mullaj - U duk se Bashkia e Tiranës do të ishte strehëza e rrëfimit, pendimit dhe ngushëllimit, ndërsa vit pas viti në pushtet, mazhoranca e Sali Berishës mbart kryqin e rëndë të mëkateve në shpinë. Rama vizitë në Maqedoni
Kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Edi Rama po qëndron për vizitë dy ditore në Maqedoni. Rama gjatë ditës së diel në Shkup, takoi kryetarin e partisë opozitare maqedonase atë të LSDM-së Branko Cërvenkovski. Berisha: Me Ramën rrëzuam Nanon
I veshur kazual, i qeshur dhe i dekontraktuar. Me këtë pamje rinore, kryeministri Berisha kujtoi Ditën e Rinisë, 8 Dhjetorin e vitit 1990-të.
Politika vajton humbjen e Godos
E diela është shpallur ditë zie pas vdekjes së politikanit dhe shkrimtarit Sabri Godo. Njoftimi është dhënë nga Këshilli i Ministrave, ndërsa Kuvendi lajmeroi se në mesdite do të bëhen homazhe në nder të zotit Godo në hollin e sallës së parlamentit.
Lajmet kryesore
Prodhimi i naftës vijon rritjen
Aktualisht nxirren 15 mijë fuçi në ditë, 40 për qind më shumë
Berisha: Me Ramën rrëzuam Nanon
Euro vijon dobësimin kundrejt lekut
Tragjedi në Tiranë, shuhet familja