Mjaft dhuron gjak per te plagosurit e Gjirokastres

Ngjarja e rende qe ka tronditur Gjirokastren ku nje pallat me 30 familje eshte rrezuar duke zene shume persona nen vete, ka vene ne levizje anetaret e organizates “Mjaft”, te cilet kane dhuruar gjak per t’u ardhur ne ndihme te plagosurve.
Gjate momenteve te dhurimit te gjakut, pjesetaret e “Mjaft” u kane bere thirrje te gjithe banboreve te dhurojne gjak per t’ju gjendur ne ndihme te te plagosurve te pallatit te rrezuar diten e sotme ne Gjirokaster.
Aktualisht ne rrenojat e pallatit te rrezuar si pasoje e hapjes se themeleve per ndertimin e nje tjeter pallati, po punojne zjarrefikesit dhe forcat e nderhyrjes se shpejte, te cilet kane nxjerre 5 te plagosur.
Fatmiresisht, per momentin nuk ka te dhena per viktima por deshmitaret thone se ne rrenoja ndodhen njerez te tjere.