Gjirokastër, nis puna për hidroizolimin e kalasë
Prej rreth 10 ditësh në kalanë e qytetit të Gjirokastrës po ndërhyhet për të bërë të mundur hidroizolimin e saj në menyrë që të shmanget një nga problemet e lagështirës. Kalaja e gurtë mbart një numër të madh vizitorësh.
GJIROKASTER- Që prej 10 ditësh në kalanë e qytetit të Gjirokastrës ka filluar ndërhyrja për hidroizolimin e saj, duke shmangur në këtë mënyrë problemin e lagështirës që për vite me radhë ka gërryer muret e brendshme të kalasë. Gjatë një interviste për News24, drejtori i drejtorisë rajonale të monumenteve të kulturës në Gjirokastër, Spartak Drasa ka pohuar se do të ndërhyhet kryesisht në zonën e muzeut të armëve ku për shkak të lagështisë, shumë preh tyre janë shkatërruar plotësisht.
“Projekti konsiston në hidroizolimin e 5100 metrave katror të kalasë dhe shpresojmë që kalaja do të shpëtojë nga armiku kryesor që është lagështira. Branda një 3-4 vjecari besoj se ky moment nuk do të ketë më probleme me lagështirën” theksoi Drasa.
Kalaja e gurtë në këtë sezon veror mbart një numër të madh vizitorësh, por mungesa e investimeve prej vitesh ka bërë që ajo të ketë një sërë problemesh. (e.n/News24/BalkanWeb)