Apeli nga MB: Të aplikojë kush nuk ka pasaportë
Kur duhen edhe pak orë nga përfundimi i afatit për aplikimin për kartat, qeveria ka bërë publike shifrat e ecurisë se procesit. MB u ka bërë thirrje qytetareve që nuk kanë pasaportë të aplikojnë në këto orë që kanë mbetur.
TIRANE-Ndërsa kanë mbetur vetëm dy ditë nga përfundimi i afatit për aplikimin për letërnjoftimin e ri elektronik, Ministria e Brendshme u bëri sot thirrje qytetarëve të aplikojnë për dokumentat e reja të identifikimit.
Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme Fatmir Konja ka publikuar sot të dhënat deri minutën e fundit për numrin e aplikuesve për letërnjoftime. Sipas Ministrisë shifrat janë pozitive. “Ministria e Brendshme njofton se deri ditën e djeshme kanë aplikuar për letërnjoftimin elektronik 1 354 00 shtetas. Janë prodhuar 1 253 000 mijë letërnjoftime. Nga qytetarët janë tërhequr 932 500 letërnjoftime elektronike”, u shpreh Konja.
Në vazhdimësi të procesit të pajisjes së qytetarëve me dokumentat e reja të identifikimit, Ministria e Brendshme u ka drejtuar apel shqiptarëve të shkojnë sa më parë nëpër zyrat përkatëse dhe të mos e abandonojnë procesin.
”Vazhdojmë t’u bëjmë thirrje të gjithë atyre qytetarëve shqiptarë që nuk kanë pasaportë dhe nuk janë paraqitur ende për të aplikuar, të shkojnë sa më parë, pasi zyrat i kanë në dispozicion 14 orë në ditë, nga ora 08:00 e mëngjesit deri në orën 22:00 të mbrëmjes”.
Procesi me pajisje të qytetarëve me karta identiteti bëhet në kuadër të zgjedhjeve parlamentare që pritet të zhvillohen më 28 Qershor. Procesi i pajisjes së qytetarëve me dokumentat e reja përfundon zyrtarisht më 15 Qershor.
(d.b/BalkanWeb)