E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokaster, për herë të parë semaforë në rruge

Për herë të parë në Gjirokastër vjen nje sinjalistike moderne për rruget e qytetit. Vendosja e semaforeve të parë eshte bere ne vendin e njohur me emrin “Rrethi i Stadiumit”, që përbën edhe nyjen më të komplikuar të qarkullimit të automjeteve 

GJIROKASTER-Nje projekt i bashkise se Gjirokastres sjell per here te pare nje sinjalistike moderne te ndriçuar ne rruget e qytetit jugor te perfshire tashme ne UNESCO-s si pasuri e trashegimise kulturore boterore. Sipas ketij projekti, ne disa prej kryqezimeve me te ngarkuara te qytetit do te vendosen per here te pare semaforet per te disiplinuar trafikun e automjeteve qe deri tani ka funksionuar ne menyre spontane dhe kaotike.
Semaforet do te vendosen ne disa kryqezime rrugore qe lidhin rrjetin e brendshem me rrjetin kombetar rrugor ne dy hyrjet kryesore te qytetit dhe ne disa kryqezime te brendeshme ne lagjen 18 Shtatori qe eshte lagjia me e madhe e qytetit dhe me ngarkesen me te madhe te levizjes se automjeteve.
Vendosja e semaforeve te pare eshte bere ne vendin e njohur me emrin “Rrethi i Stadiumit” që përbën edhe nyjen më të komplikuar te qarkullimit te automjeteve ne kete qytet. “Projekti i vendosjes per here te pare te semaforeve ne qytet eshte nje investim nga fondet e vete bashkise qe kap vleren 2 milion leke (te reja) . Rrjeti i sinjalistikes se ndriçuar me semafore do te shtrihet deri ne kufinjte e zones historike per te mos nderhyre me kete sinjalistike te koheve moderne ne pjesen muzeale te qytetit per te mos prekur pejsazhin unikal te kesaj zone te mbrojtur nga shteti shqiptar dhe UNESCO”.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›