BSH: Ekonomia shqiptare funksionin në kushte optimale
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, thekson gjatë një takimi në Korçë shpjegoi situatën me te fundit ekonomiko-financiare ne vend. Ai tha se ekonomia shqiptare funksionon në kushte optimale.
TIRANË- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, në kuadër të takimeve që po zhvillon në rrethe të ndryshme të vendit, u ndal në Korçë, ku në një forum të hapur shpjegoi situatën më të fundit ekonomiko- financiare në vend si dhe përpjekjet e BSH-së për të minimizuar në maksimum efektet negative që gjeneron kriza botërore.
“I gjithë ky proces është lehtësuar edhe nga stabiliteti makroekonomik, i cili ka mundësuar uljen e perceptimit të rrezikut në ekonomi", u shpreh Fullani në këtë forum, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të pushtetit vendor, institucioneve bankare dhe financiare, përfaqësuesve të biznesit dhe akademikë të Fakultetit Ekonomik të Universitetit “Fan Noli”.
Ashtu si dhe në takimet e tjera, Guvernatori i BSH-së përsëriti se "megjithëse ekonomia ndërkombëtare po përjeton një ngërç të papërjetuar më parë në historinë moderne të pas Luftës së Dytë Botërore, sistemi bankar shqiptar është fitimprurës, i kapitalizuar dhe likuid, çka bën që ekonomia shqiptare të funksionojë në kushte optimale".
Takimi, sipas zyrës së shtypit pranë BSH-së, vijoi në formën e një bashkëbisedimi të lirë me grupe të ndryshme interesi, të cilët parashtruan shqetësimet dhe optikën e tyre lidhur me situatën aktuale ekonomiko-financiare.
Banka e Shqipërisë, nëpërmjet takimeve që ka ndërmarrë në rajone të ndryshme të vendit, synon të prekë nga afër zhvillimin ekonomiko-financiar të vendit si dhe rolin e sistemit bankar në mbështetjen e këtij zhvillimi.
(d.b/Ata/BalkanWeb)