Shën Valentini, Kryeministri Berisha uron shqiptarët
Kreu i qeverisë uroi sot nga Berati shqiptarët në Ditën Shën Valentinit, e njohur si dita e të dashuruarëve, për më shumë dashuri, mirësi dhe shpresë mes tyre. Berisha tha para beratasve se “të gjitha premtimet e dhëna nga qeveria e tij do të bëhën realitet
BERAT-Kryeministri Sali Berisha ka bërë një urim të vecantë sot për gjithë shqiptarët. Kreu i qeverisë uroi sot nga Berati shqiptarët në Ditën Shën Valentinit, e njohur si dita e të dashuruarëve, për më shumë dashuri, mirësi dhe shpresë mes tyre.
Kreu i Qeverisë ndodhet sot në Berat ku edhe inauguroi sot disa vepra publike të një rëndësie të veçantë për qytetin e një mbi një dritareve. “Sot është një ditë e veçantë, dita e dashurisë së njeriut”.
“Uroj qytetarët e Beratit, qytetarët e Shqipërisë, në këtë ditë të virtytit dhe dhuntisë së njeriut. Kjo ditë e bënë njeriun dhe shoqërinë më njerëzore, më të fortë, më fisnike, më shpresëdhënëse se të tjerat. Ju uroj të gjithëve dashuri për miken, për nënën, për familjen për të dashurin tuaj”, tha Kryeministri Berisha, duke konfirmuar dhe një herë se “të gjitha premtimet e dhëna nga qeveria e tij do të bëhën realitet”.
(d.b/BalkanWeb)