E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paskuqan, nderpritet numerimi ne dy qendra

Ne komunen e Paskuqanit procesi i numerimit eshte nderprere ne dy qendra, ne njeren prej te cilave mungon nje numer i caktuar fletesh votimi.

Sipas nje komisionereje socialiste te zones 2042, jane plot 302 flete qe nuk figurojne, nga 2166 flete qe jane ne procesverbalin e bazes materiale.

“Eshte nje numer i madh fletesh qe nuk figurojne krahasuar me numrin e paraqitur ne procesverbal. Per kete arsye kemi nderprere procesin e numerimit dhe jemi ne pritje te vendimit te KQZ-se”, ka deklaruar komisionerja.

Ajo ka theksuar se procesi eshte tensionuar per shkak te dhunes verbale te ushtruar sipas saj nga kryetari i KZAZ-se.

“Ka pasur dhune verbale, ndihem e kercenuar. Sekretari me kercenon se do te me zevendesoje, por une i bej thirrje se nuk ka arsye per ta bere kete”, ka pohuar komisionerja socialiste.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›