Berisha: Gati ligji për fshatrat turistikë te borgjezeve
TIRANE-Qeveria shqiptarë është duke përgatitur projekt\ligjin që do të bëjë të mundur privatizimin e fshatrave turistike. Këshilli i Ministrave do të marrë në shqyrtim në mbledhjen e ardhshme projektligjin "Për privatizimin e fshatrave turistik", të cilin sot ne mbledhjen e qeverisë, Kryeministri Berisha e vlerësoi si mjaft të rëndësishëm pasi "i jep përgjigje përfundimtare statusit të fshtarave turistik në Shqipëri".
Gjatë mbledhjes së qeverisë, kryeministri Sali Berisha duke folur per pronaret e vilave ne keto fshatra qe ai i quan borgjeze të vegjel, tha se “toka ku eshte ngritur vila do te paguhet me cmim tregu”.
"Borgjezia e re duhet në mënyrë përfundimtare të blejë me çmim tregu tokën ku janë ndërtuar vilat e tyre në fshatrat turistik", tha Kryeministri në mbledhjen e sotme të qeverisë, ku vuri në dukje se "statusi i këtyre fshatrave nuk lejon që të përdoren praktikat e legalizimit" .
“Ne nuk mund të aplikojmë ligjin e legalizimeve dhe per këtë kategori, nderkohe që fondi që do te përfitohet do të kaloje për llogari te ish pronarëve”, shtoi Berisha.
Sipas Berishës, statusi i fshatrave turistik është një problem i ndërlikuar gjatë rrugës, ndaj nënvizoi ai, "tani ne do t'i japim përgjigje përfundimtare, në interes të dyanshëm: të atyre që i posedojnë, por edhe të pronarëve, sepse të gjitha fondet do të kalojnë për pronarët".
Kryeministri Berisha paralajmëroi ndëshkime edhe për ata që nuk deklarojnë tek tatimet e sigurimet punonjëset e shtëpise, sic janë dadot dhe punonjëset e pastrimit. “Zyrtarët që si bëjnë këto deklarime do të pushohen nga puna”, kërcënoi kryeministri.
Ndërkaq kryeministri theksoi se do të zhvillohet së shpejti një tender për privatizimin e INSIG, meqë sic theksoi ai kompania që e bleu u tërhoq për shkak të krizës ekonomike që përfshiu shumë vende të botës.
(d.b/BalkanWeb)