Gjirokastër, policia ndalon 21 klandestinë nga Maroku dhe Siria
GJIROKASTER - Një tjetër grup klandestinësh është kapur sot në pikën kufitare të Kakavijës në Gjirokastër. Policia kufitare konfirmon se deri tani ka ndaluar 21 klandestinë, ndërsa operacioni vijon nën drejtimin e drejtorit të kufirit Admir Abrija.
Mësohet se klandestinët janë kapur në vendin e quajtur Mulliri. Ata janë me kombësi siriane dhe marokene dhe kishin si qëllim të kalonin përmes Shqipërisë për në vendet e Bashkimit Europian.
Policia po merr në pyetje 21 të ndaluarit për të zbuluar më shumë rreth rrjetit të trafikut të klandestinëve, që duket se është kthyer në një shqetësim kohët e fundit për blutë e Gjirokastrës, të cilët pothuajse përditë ndalojnë shtetas të huaj që kalojnë tranzit në Shqipëri me destinacion vendet e tjera të Europës.
Aksioni vijon edhe në këto momente, pasi dyshohet për të tjerë klandestinë në qarkullim.
(er.nu/BalkanWeb)