Santorini, vijon puna për kthimin e plotë të energjisë elektrike
Korporata elektro-energjetike greke (DEH) ka startuar një program punimesh për mbulimin e plotë të nevojave për energji elektrike të ishullit të Santorinit, pas incidentit të ndodhur disa ditë më parë.
Ndërkaq, kanë vazhduar edhe gjatë ditës së premte ndërprerjet e programuara prej dy orësh të furnizimit me energji, me qëllim që të shërbehen sa më mirë nevojat e konsumatorëve.
Ministrja e turizmit, Olga Kefalojani dhe ministri i brendshëm Janis Mihelakis, kanë vendosur midis të tjerash fillimin e një fushate promovimi të Santorinit në mediat sociale.
Ministrat ishin dërguar me urdhër të kryeministrit Samaras për të shqyrtuar në vend situatën energjitike të krijuar në Santorini.
Ministri i brendshëm e cilësoi si “pa precedent” aksidentin që ndodhi në Santorini dhe shtoi se pas veprimeve të koordinuara, më e vona deri të shtunën, furnizimi me energji do të rregullohet krejtësisht.
Ishulli i Santorinit, më i njohuri për turizmin në Greqi u mbulua nga errësira disa ditë më parë për shkak të një shpërthimi në termocentralin që furnizon ishullin. Incidenti ndodh në kulmin e sezonit turistik kur mijëra turistë të huaj kanë populluar ishullin.
(Balkanweb)