Gjirokastër, policia zbardh disa vjedhje, arrestohet autori

Policia e Gjirokastrës ka bërë të mundur zbardhjen e një sërë vjedhjesh të ndodhura gjatë vitit 2010 si dhe ka arrestuar edhe autorin e këtyre vjedhjeve.
Burime nga policia e Gjirokastrës bënë me dije se rreth orës 08:30 të mëngjesit të sotëm është bërë e mundur arrestimi i shtetasit Erion Stoka 22 vjeç lindur dhe banues në Gjirokastër, i dënuar më parë për veprën penale të "Vjedhjes , kryer në bashkëpunim.
Sipas policisë arrestimi i tij u bë pas një pune të gjatë operative dhe profesionale si dhe grumbullimit të provave ligjore nga ana e Specialistëve të Parandalimit dhe Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër , të cilët kanë bërë të mundur zbardhjen e një sërë vjedhjesh të ndodhura gjatë vitit 2010 ku i arrestuari ishte autor i tyre.
Sipas policisë ky shtetas në bashkëpunim me një shtetas tjetër nga fshati Lazarat me inicialet .S.Ç 29 vjeç i cili është arrestuar më parë nga policia, kanë kryer disa vjedhje lokalesh dhe automjetesh.