Kontrabanda ndalohet nga policia 51-vjecari
Shkoder
Nje person eshte prangosur nga policia e Shkodres nen akuzen e tregtimit te mallrave kontrabande pasi mallrat qe ato tregtonin kane rezultuar se kane hyre kontrabande nga Mali i Zi. Uniformat blu arrestuan ne flagrance Sabri Fushen 51 vjec banues ne Dobrac pasi gjate kontrollit te ushtruar ne dyqanin e tij u gjeten dhe sekuestruan 36 shishe njelitershe dhe 114 shishe 0.75 litershe me vere me mbishkrimin Vranac 225 shishe me vaj 380 shishe birre me mbishkrimin Nikshiq dhe 40 paketa cigare pa pulle fiskale qe jane futur kontrabande nga Mali i Zi.
.