E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tragjedia e 9 Janarit, familjarët protestë në Tiranë

Me moton “Shkodër mos i harro bijtë e tu" ka nisur protesta e familjarëve të tragjedisë së 9 Janarit e cila po zhvillohet pranë Ministrisë së Drejtësisë në Tiranë.
 

Familjarët e viktimave vazhdojnë të akuzojnë autoritetet se ende nuk e kanë zbardhur tërësisht ngjarjen e rëndë.

Protesta e tyre ka nisur para ministrisë së drejtësisë dhe më pas do të zhvendoset në bulevard, për të përfunduar para kryeministrisë ku do të ndizen qirinj dhe do të vendosen buqeta me lule. Vitet e tjera, ceremonitë përkujtimore organizoheshin në Vlorë, ku familjarët hidhnin buqeta me lule në det.
 

Ndërkohë sot mbushen 7 vjet nga tragjedia e 9 janarit, ku humbën jetën 28 persona. Mbrëmjen e 9 janarit 2004, viktimat, gra dhe të mitur, që vinin kryesisht nga zona e Shkodrës, ndodheshin në bordin e një skafi dhe ishin drejtuar për në Itali.

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›