E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër, "Piloti" bllokon 150 kg kanabis, vinte nga Lazarati

GJIROKASTER- Një operacion antidrogë në Gjirokastër është mbyllur me sekuestrimin e 150 kg kanabis sativa. Operacioni i koduar “Piloti” është zhvilluar në aksin Gjirokastër- Dervican. Një makinë e cila mësohet se vinte nga Lazarati, nga shpejtësia e madhe ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën.

Drejtuesi i mjetit ka braktisur makinën dhe është larguar në drejtim të paditur. Nga kontrolli i mjetit policia zbuloi sasinë e lëndës narkotike.Pas verifikimit rezultoi se mjeti ishte vjedhur dy ditë më parë në qytetin e Sarandës.

Ky është operacioni i tretë në pak ditë i policisë së Gjirokastrës, ku në dy operacionet e tjera janë kapur rreth 600 kg kanabis sativa me preardhje nga Lazarati dhe kishin destinacion fillimisht Sarandën dhe më pas Greqinë. Droga e kapur në operacionin e parë mendohet se do të kalonte në Greqi nëpërmjet kufirit tokësor, ndërsa sasia e kapur në operacionin e dytë do shkonte në Greqi nëpërmjet kufirit detar.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›