Tirana, e braktisur në prag të festave të fundvitit
Reagon PD/S’mund të presësh atmosferë festive në Tiranë nga një nudist që ka shkatërruar familjen e tij. Forumi Rinor i Partisë Demokratike angazhohet për t’i kthyer Tiranës atë atmosferë gëzimi si të gjithë kryeqytetet simotra të mbarë Europës dhe botës.
Atmosferë tejet e zbehtë dhe mungesë e theksuar e ngjyrimeve festive në prag të festave të fundvitit në kryeqytetin shqiptar. Kjo neglizhencë e autoriteteve lokale, si pasojë e papërgjegjshmërisë në rritje të një kryetari bashkie me precedent të kahershëm çmendurie dhe veprimesh të pamoralshme në krye të këtij funksioni, po e degradon kryeqytetin ditë pas dite dhe po e kthen atë në një ngrehinë gjithnjë e më të pluhurosur dhe pa asnjë dekor zbukurues.
Në çdo qytet dhe kryeqytet të vendeve të Europës apo edhe të botës kanë filluar përgatitjet me rastin e festave të fund vitit dhe njëherazi është ndezur pema e Krishtlindjeve, në kryeqytetin shqiptar nuk vihet re një zhvillim i tillë, përveçse një angazhimi vullnetar të Partisë Demokratike dhe Forumit Rinor të saj, për t’i kthyer sado pak fytyrën festive Tiranës. Nisur nga ky fakt i dhimbshëm për qytetarët e Tiranës, të lënë në harresë dhe braktisje totale nga Edi Rama, deputeti i Partisë Demokratike dhe njëherazi kreu i FRPD-së, Gerti Bogdani reagoi ashpër dje, duke akuzuar kryebashkiakun si një nga ndotësit më të mëdhenj të metropolit shqiptar.
Sipas Bogdanit, Tirana është i vetmi qytet dhe kryeqytet në Europë që nuk është zbukuruar dhe nuk ka pemën e vitit të ri.
“Është i vetmi kryeqytet, ku qytetarët duhet të vuajnë pasojat e skizofrenisë së kryetarit të bashkisë së Tiranës, Edvin Kristaq Rama, dhe të grupit të bllokmenëve të rinj, të cilët në vend që të zbukurojnë qytetin, zgjedhin ta ndotin atë me qeset me plehra. Por është e kuptueshme, pasi siç tregojnë dokumentet e procesit gjyqësor të botuar nga Ymer Baze, Edi Rama i cili publikisht ka pozuar pa të mbathura, për vite me radhë nuk ka njohur fëmijën e tij. Nga një person i tillë nuk mund të presësh të krijojë atmosferë festash për femijët dhe qytetarët e Tiranës”, u shpreh Bogdani.
Deputeti demokrat, Gerti Bogdani informoi se, “si deputet i Tiranës dhe Kryetar i Forumit Rinor, i themi Kryetarit të Bashkisë se ne do ta zbukurojmë qytetin dhe do të vendosim pemën e Vitit të ri në qendër të Tiranës”.
Pavarësisht, angazhimi vullnetar i të rinjve të Forumit Rinor dhe të vetë Partisë Demokratike, për ta zbukuruar kryeqytetin dhe për ti kthyer fytyrën e vërtetë në prag të festave të fundvitit, nuk mund ta shpëtojnë dot metropolin shqiptar nga “sëmundja” e rëndë që i ka shkaktuar Edi Rama me politikane tij antimjedisore. Mendja e sëmurë e kryebashkiakut dhe veprimet çmendurake si akti i turpshëm i pak ditëve më parë në derdhjen e plehrave rrugëve të Tiranës në shenjë proteste ndaj qeverisë qendrore, japin alarmin se kjo mendje e sëmurë punon vetëm për ta shkatërruar këtë qytet dhe se ky qytet është ende në dorë të një skizofreni.
Lënia e qytetit në mëshirë të fatit, ku nuk bie në sy asnjë dekor zbukurues, përveç atyre të festës së 8 dhjetorit, përsëri angazhim ky i të rinjve dhe Partisë Demokratike, tregon edhe njëherë se Edi Rama nuk është i interesuar për punët e Bashkisë dhe problemet apo shërbimet që duhet t’i kryejë komunitetit.
Për sa kohë lejet e ndërtimit dhe ndërtimi i qytezave të paligjshme anë e mbanë Tiranës, do vazhdojnë të jenë aktive në bunkerin e bashkisë, atëherë nuk mund të flitet për një Tiranë me Plan Rrregullues, rrugë të sistemuara e politika sociale të standardizuara. Për këto e të tjera, Edi Rama duhet të mbajë llogari të veçanta përballë qytetarëve dhe sigurisht, organeve të drejtësisë. Kjo e fundit pritet të bëhet më reale, pas shkarkimit të tij, me vendim të Këshillit Bashkiak.
L.Q