Gjirokastër, rritet numri i vizitorëve

Kalaja e Gjirokastrës po vijon të mbetet një prej pikave më tërheqëse për turistë dhe grupe vizitorësh nga vende të ndryshme të botës.
Gjatë vizitës së tyre në këtë monument ata shprehen të mrekulluar nga çfarë ajo ofron .
Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Ardis Duka thotë se gjatë tre mujorit të parë të këtij viti numri i vizitorëve është rritur ndjeshëm krahasuar me një vit më parë duke shkuar në rreth 10 mijë 600 vizitorë.
Pritshmëritë edhe për këtë sezon turistik janë të larta ,duke e kthyer kalanë edhe këtë vit në një nga sitet turistike më të preferuara.
“Me pëlqen shumë atmosfera, njerëzit dhe kështjella është e mrekullueshme .E pash në internet që ishyte një qytet shumë i bukur dhe vendosëm ta vizitonim. Do të qëndronim 4 ditë, por do të rim edhe nje ditë me shumë sepse po mbetemi të kënaqur” thotë një turiste nga Hungaria.
“Çdo gjë këtu është shumë e bukur e zgjodha kalanë për ta vizituar sepse është në një lartësi në qendër të qytetit dhe është bukur ta shikosh qytetin nga lart” thotë një tursite nga Belgjika.
“Unë vij nga Argjentina ,kam ardhur sot në mëngjes ,kalaja ishte ndalesa jonë e parë ku na pëlqeu shumë .Është një qytet i bukur dhe antik dhe unë do t’ua rekomandoj edhe miqve të mi” thotë turistja nga Argjentina.
Gazetare Nermin Spahiu
/ rtsh.al /