”Kabatë me gërnetë dhe violinë”, libri më i ri kompozitorit Vasil Tole

“Kabatë me gërnetë dhe violinë” është libri më i ri i kompozitorit Vasil Tole i cili është promovuar sot edhe mes tingujve të orkestrës së Ansamblit Kombëtar të këngëve edhe valleve. Loja dhe ndërthurja e veglave muzikore që ndikuan në kulturën e popujve është kryefjala e këtij libri.
“Hyrja e veglave të temperuara në muzikën tonë është njësoj siç hyjnë veglat e temperuara në muzikën amerikane si trompa, tromponi, klarineta të cilat të kombinuara me rrënjët etnike të popujve ku këto vegla u futen prodhuan kulturat të reja të cilat sot i kanë dhënë një dimension të ri ne kulturën botërore”, tha kompozitori Vasil Tole.
Ky libër do të jetë një ndihmesë e madhe për muzikologët dhe kompozitorët gjithashtu.
Gazetare: Xh. Kondi
/RTSH/