E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokaster sekuestrohen 100 kg mariuane

31-10-2010 / Gazeta 55

100 kg lende narkotike mariuane jane sekuestruar diten e sotme ne aksin Jorgucat-Kakavije nga Policia e Gjirokastres ne bashkepunim me ate Kufitare. Policia dyshon se lenda i perkiste nje banori te Lazaratit qe i shpetoi ndjekjes se policise dhe u arratis duke perfituar nga erresira. Sipas policise automjeti kishte targa te fallsifikuara dhe konstatimi i tij eshte bere nga policia rrugore e cila ka bere me shenje per te ndaluar. Drejtuesi i mjetit kur ka pare forcat e rendit ka shtuar shpejtesine duke u larguar.Ne hyrje te fshatit Jorgucat policia kufitare ka ngritur nje postobllok pas lajmerimit por perseri drejtuesi i automjetit nuk ka ndaluar. Blute e Gjirokastres kane vazhduar ndjekjen deri ne aksin rrugor Jorgucat - Sarande ku drejtuesi ka braktisur automjetin dhe eshte larguar.Gjate kontrollit ne makine policia gjeti kater canta brenda te cilave ishte lenda narkotike.Ajo ishte ndare ne 100 pako me nga nje kg secila. Droga dyshohet se kishte destinacion Greqine.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›