E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kanceri i gjirit shtohen rastet. Apel per kontrolle te vazhdueshme

Rritet numri i femrave qe vdesin si pasoje e kancerit te gjiri. Jane rreth 350 -400 rastet qe shfaqen cdo vit me kete semundje. Perfaqesuses te mjekesise shqiptare konfirmojne faktin duke vene ne dukje perhapjen e semundjes edhe ne moshat e reja.

Kanceri i gjirit sot eshte nje problem madhor ne Shqiperi. Karakteristike per Shqiperine eshte fakti qe femrat paraqiten ne stade shume te avancuar dhe vdekshmeria eshte shume e larte. Numri i rasteve ka nje tendence te lehte rritjeje dhe tendenca per te prekur moshat e reja tha mjekja Lumturi Merkuri.

Mjeket dhe pjesmarres ne aktivitetin ndergjegjesuese mbi domosdoshmerine e zbulimit te hershem te kancerit te gjirit bene apel per kontrolle te vazhdueshme per parandalimin apo luftimin ne kohe te semundjes.

Marredhenia me mjekun dhe me sistemin shendetesor duhet te jete e perhershme per cdo grua kudo qe ajo ndodhet ne fshat apo ne qytet. Cdo tip pengese psikologjike apo mentaliteti duhet tejkaluar ne menyre qe semundjet dhe ne vecanti tumoret e gjirit te kapen ne kohe sepse progresi i mjekesise sot ka treguar qe patologji te tilla jane plotesisht te sherueshme tha zonja e pare Teuta Topi.

Doja tju percillja nje mesazh gjithe femrave shqiptare Te kontrollojne veten e tyre lidhur me kancerin e gjirit. Menyrat jane te thjeshta. Nepermjet kontrollit mund te shpetojne jeten e tyre. Eumlshte nje vetekontroll i gjirit qe mund te behet nje here ne muaj eshte nje kontroll tek mjeku eshte ekografia per moshat 20-40 vjec dhe mamografia per moshat mbi 40 vjec tha mjekja Merkuri.

Kanceri i gjiri karakterizohet nga simptoma pa dhimbje duke bere qe shpesh te neglizhohet nderkohe qe agravohet me kalimin e kohes. Kontrolli i vazhdueshem ben te mundur zbulimin e semundjes ne hapat e para te saj duke krijuar keshtu mundesine per kurim.

Guina Hoxha

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›