E Diel, 1 Nëntor 2026

Stambolli tronditet nga nje shperthim terrorist Gjermania dhe Italia pezullojne linjat ajrore me vendet arabe

31-10-2010 / Gazeta 55

E gjithe bota ne alarm nga sulmet e terroristeve islamike


Nje atentat me bombe ka tronditur mengjesin e sotem Stambollin e Turqise. Nje person ka humbur jeten dhe 22 te tjere jane plagosur rende kur nje kamikaz eshte hedhur ne ere prane nje makine policie te parkuar para nje komisariati ne sheshin Taksim. Te plagosurit jane nente police dhe 6 kalimtare. Burime te policise konfirmojne se autori i ngjarjes ishte nje i ri qe mbante mbi vete nje sasi te madhe eksplozivi. Nuk ka te dhena mbi origjinen e tij apo motivet pas ketij atentati. Ne momentin e shperthimit sheshi Taksim ishte i mbushur plot me njerez dhe turiste. Nisur nga kercenimet e diteve te fundit te udheheqesit islamik te Al-Kaedas Bin Landen dhe tentativa e deshtuar pas zbulimit te disa pakove me lende eksplozive te gjetura ne dy avione transporti nga Dubai dhe Britania e Madhe me destinacion Cikagon Gjermania dhe Italia kane pezulluar cdo fluturim ajeror me vendet arabe kryesisht me Jemenin.


Alarm nga sulmet terroriste E gjithe bota eshte vene nen alarm pas gjetjes se dy paketa me lende shperthyese ne nje avion amerikan qe vinte nga Jemeni te ulur ne Angli dhe Dubai. Shume vende te botes si Italia dhe Gjermania kane ndermarre masa duke mos lejuar me asnje lloj transporti ajror nga Jemeni. Nderkohe autoritetet e sigurise te Jemenit kane arrestuar nje grua e cila dyshohet se i ka futur ne avion te dy kutite postare me eksploziv me destinacion Cikagon. Ne banesen e vajzes qe studionte per mjekesi jane gjetur edhe dhjetera paketa te tjera te dyshimta. Por shtypi amerikan thote se pas pakove-bombe eshte nje saudit i lidhur me Al Kaeden ne Jemen. 28 vjecari Hasan Al Asiri ndodhet ne listat e terroristeve me te kerkuar ne Arabine Saudite Sipas New York Times pakot-bombe jane prova me e mire qe Al Kaeda po permireson vazhdimisht aftesine e saj per te goditur Shtetet e Bashkuara te Amerikes.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›