E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokaster, sekuestrohen 190 kg hashash

Policia e Gjirokastres ne dy operacione anti-droge te kryera mbremjen e djeshme dhe mengjesin e sotem ka sekuestruar rreth 190 kilograme lende narkotike te tipit hashash.

Lajmin e bejne te ditur burime policore lokale, sipas te cilave nje sasi prej 96 kilogramesh u sekuestrua ne fshatin Pepel. Droga ishte e ndare ne 24 pako te futura ne 4 canta shpine.

Nderkohe, gjate operacionit tjeter, lenda narkotike u ndalua ne nje lokal, ku u arrestuan 3 persona. Sipas burimeve, ne pranga rane shtetasit Erjon Latka, Gerti Miho dhe Elton Hodollari.

Burimet shtojne me tej se ata do ta transportonin drogen ne Greqi permes pikes se kalimit te Kakavijes.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›