E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokaster, sekuestrohen 71 kg mariuhane

Gjatë një operacioni të zhvilluar nga Sektori i Luftës Kundër Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër sekuestrohen 71 kilogramë mariuanë.

Rreth orës 00.30 te mengjesit te sotem u konstatua se po transportohej me krahe nga tre persona një sasi lënde narkotike nëpërmjet kodrave mbi aksin rrugor, në vendin e quajtur Ura e Kokës, pranë vijës së kufirit të gjelbër, midis Çarshovës- Tre -Urave dhe Leskovikut.

Transportuesit ndersa pane policine u larguan me shpejtesi. Në vendngjarje u konstatuan 3 canta shpine të mbushura me pako në formë cilindrike të mbështjella me letër nartriban te tejdukshëm dhe ngjyrë kafe, ku brenda tyre kishte lëndë narkotike të dyshuar si mariuanë.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›