Ulet numri i ardhjeve te emigranteve ne kufi

Arsyet jane te shumta por me kryesorja eshte ndikimi qe po shkakton kriza ekonomike qe ka perfshire edhe vendet ku jetojne emigrantet.
Mungesa e emigranteve nuk verehet thjeshte nga numri i paket i automjeteve me targa te huaja ne rruge por edhe nga shifrat qe vijne nga policia kufitare. Pervec portit te Durresit ku verehet nje rritje e fluksit te emigranteve me 3 mije vete per periudhen 15 nentor-24 dhjetor te viteve 2007 dhe 2008, ne pikat e tjera te kalimit kufitar ka renie te konsiderueshme.
Keshtu ne Kakavije kete vit kane hyre 88 mije persona dhe 27 mije automjete nga 110 persona dhe 30 mije mjete te nje viti me pare. Ne Kapshtice kane hyre 48 mije persona nga 51 mije te nje viti me pare. Nje renie shume e madhe verehet ne portin e Durresit ku ne vitin 2007 kishin hyre 2191 persona dhe 408 automjete.
Ndersa te dhenat e diteve te fundit flasin per 916 emigrante te kthyer dhe 195 automjete. Ndryshimi i shifrave ne portin e Durresit lidhet me faktin se me traget nuk vijne vetem shtetasit shqiptare por edhe ata kosovare dhe maqedonas qe zgjedhin Shqiperine si rruge per t'u kthyer prane shtepive te tyre per festat e fundvitit.
Renia e numrit te emigranteve qe kthehen shpejt pritet te perkthehet ne nje renie te tregetise dhe sherbimeve dhe me pak valute qe hyn ne Shqiperi.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code