Topalli: Votimi i ligjit të dosjeve u bë me dinjitet
Deklarata e Topallit u bë ditur pas takimit që ajo pati sot me Kryetarin e Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Korsal Toptan. Topalli vlerësoi sot se ligji i dosjeve që u votua të hënën në parlament u miratua me dinjitet nga parlamentarët
TIRANE- Kryeparlamentarja Jozefina Topalli vlerësoi sot se ligji i dosjeve që u votua të hënën në parlament u miratua me dinjitet nga parlamentarët. Deklarata e Topallit u bë ditur pas takimit që ajo pati sot me Kryetarin e Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Korsal Toptan. Takimi vijoi me nje konferencë të përbashkët për shtyp ku e peytur nga mediat, Kryeparlamentarja foli edhe për ligjin e dosjeve duke thënë se u votua me dinjitet. Topalli siguroi se ky ligji do të jetë transparent e sipas të gjitha standarteve të një shteti ligjor e demokratik.
Kurse, Kryetari i asamblesë turke ka folur për marrëdhëniet mes dy shteteve duke thënë se Shqipëria meriton të jetë pjesë e Aleancës së Atlantikut të Veriut. Toptan theksoi se marëdhëniet mes dy vendëve janë e do të vazhdojnë të jenë të shkëlqyera.
(e.n/BalkanWeb)