E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër, sekuestrohet 60 kg drogë Lazarati, 3 në kërkim

GJIROKASTËR- Sektori Kundër Narkotikëve në Gjirokastër me anë të një operacioni të zhvilluar rreth orëve të natës së mbrëmshme, ka sekuestruar 60 kg marijuanë që vinte nga Lazarati.

Operacioni është shtrirë përgjatë aksit rrugor Gjirokastër- Tepelenë. Sipas policisë, 3 persona blenë drogën në Lazaratr, ndërsa rreth orës 23:00 të mbrëmjes lëvizën nga Lazarati.

Ata e kanë zbritur drogën rreth 300 m larg postbllokut në 'Ujin e Ftohtë', aty ku ka ndërhyrë edhe policia.

Sipas policisë, transportuesit dhe shoferi janë larguar dhe janë shpallur në kërkim.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›