E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër, sekuestron 1 kg drogë

Policia e Qarkut të Gjirokastër në bashkëpunim me komisariatin e Policisë Tepelenë ka sekuestruar një pako të mbështjellë në formë të ç'rregullt dhe të mbushur me lëndë narkotike e dyshuar si Mariuanë me peshë 1 kilogramë, në qytetin e Tepelenës. Lënda narkotike është gjetur në një autobus të linjës Gjirokastër-Tiranë. Pakoja e dyshimtë është gjetur poshtë sediljes së shoferit brenda në një cantë. Nga veprimet e para hetimore të policisë rezultoi se kjo çantë i përkiste shtetasit Spiro Pepe, fatorino i autobuzit. Policia ka bërë arrestimin në flagrancë të fatorinos së autobuzit dhe lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme për veprën penale Prodhim dhe shitje të narkotikëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›