E Shtunë, 31 Tetor 2026

Procesi i bandës së Durrësit, debate të ashpra mes prokurorit dhe avokatëve

Ka nisur me debate ka vazhduar sërisht me debate por ajo që është më kryesore për këtë gjyq është vazhdimi i dëshmisë së të penduarit të drejtësisë.
Kështu seanca gjyqësore ditën e enjte për bandën e Durrësit ka nisur në orën 10.00 të mëngjesit dhe ka përfunduar në orën 16.00. Në gjashtë orë janë zhvilluar debate mes prokurorit të çështjes dhe avokatëve mbrojtës së të pandehurve të kësaj bande. Ku pas këtij debati gjyqtari ka vendosur të ndërpres për disa minuta senacën. Pas kësaj ndërprerje seanca ka nisur sërisht ku i penduari Adriatik Coli ka treguar për tre atentatet që i janë bërë të cilësuarit si kreu i bandës së Durrësit Lulëzim Berisha. Coli ka treguar me detaje çdo lëvizje dhe atentat që i është bërë Lul Berishës. Ndërkohë sipas burimeve nga gjykata mësohet se gjatë dëshmisë së të penduarit avokatët mbrojtës së të pandeuhurve nuk kanë nguruar të ofendojnë dhe fyejnë të penduarin i cili po tregonte ngjarjet. Por pas kësaj senaca është mbyllur për të vazhduar sërisht ditën e enjte.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›